MENU
klinika

Parashikimi

Reshje dhe shtrëngata? Mësoni me çfarë moti nis java

06.05.2019 - 08:25

Moti vijon i lagësht e me temperatura në ulje dhe në këtë fillim të kësaj jave.

Sipas asaj që raporton IGJEUM edhe dita e sotme pritet të jetë me shi në disa prej qarqeve të vendit, ndërsa në Shkodër, Lezhë, Tiranë e Elbasan, reshjet do të jenë mesatare.

RESHJET

Sot (e hënë dt.06) në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate dhe me rrufe me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Sot (e hënë dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 15 °C

në vendet e ulëta: 12 / 18 °C

në vendet malore: 6 / 12 °C

ERA

Sot (e hënë dt.06) pritet të fryjë erë mesatare deri e fortë.