MENU
klinika

Parashikimi i motit

Reshje shiu dhe shtrëngata pushtojnë vendin?

01.05.2019 - 08:18

Ashtu si dje, edhe sot pritet sërish një mot i lagësht, me reshje shiu dhe temperatura që nuk i kalojnë 20 gradë celcius.

Sipas asaj që parashikon IGJEUM, reshjet pritet të jenë të dobëta në pjesën më të madhe të qarqeve por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore

RESHJET

Sot (e mërkurë dt.01), reshjet pritet të jenë të dobëta në pjesën më të madhe të qarqeve por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Lezhë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Sot (e mërkurë dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 17 °C

në vendet e ulëta: 7 / 18 °C

në vendet malore: 1 / 12 °C

ERA

Sot (e mërkurë dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.