MENU
klinika

Serie A

Roma nuk di të fitojë/ Verdhekuqtë ngecin ndaj Genoas

05.05.2019 - 20:28

Roma ka bërë një tjetër hap fals në garën për Champions League.

Verdhekuqtë nuk shfrytëzuan siç duhet mundësinë për t’iu afruar me Atalantën e vendit të katërt.

Në një ndeshje delikate, mes presionit të tifozerisë vendase për të marrë rezultat dhe sidomos presionit të Atalantas që ka fituar ndaj Lazios, Roma merr frymë dhe e bën me Stephan El Shaaraëy, që ka shënuar një gol me vlera super të mëdha në ekonominë Champions.

“Faraoni” i ka shënuar ish-ekipit të tij, Genoas, por goli nuk ka zgjatur shumë dhe ka ardhur menjëherë ferri, pasi portieri Mirante bën dalje të pastudiuar duke e pësuar me kokë nga Romero.

Megjithatë, në fund Mirante priti penallti deçizive dhe shpëtoi të paktën 1 pikë., me Sanabrian që gaboi nga pika e bardhë.


Dhe, duke menduar se Genoa javën tjetër shkon të luajë në Bergamo, ndaj Atalantas, situata është mëse e përkeqësuar.

Tani Prandelli rrezikon edhe më shumë stolin, ndërsa penalltia mund t’i kishte shpëtuar.