MENU
klinika

Sekretet të zbulohen nga fansat

Selena Gomez ” Koleksioni Puma mban mesazhe sekrete”

17.05.2019 - 12:42

Ylli 26 vjeçar i muzikës pop ka lançuar koleksionin e saj të dytë për markën Puma. Bukuroshja solli koleksionin e saj të dytë për këtë markë, duke zbuluar se disa nga produktet në linjë kanë mesazhe sekrete që duhen zbuluar nga fansat e saj.

Linja SG x PUMA SS19, e cila frymëzohet nga mënyra e jetesës së Gomez, përmban një koleksion të rehatshëm, ku përfshihen të gjitha llojet e veshjeve.

Gomez tregoi se linja PUMA, e cila shkon në çmim prej 12 dollarë deri në 120 dollarë përmban grafik delikat në disa nga artikujt e koleksionit, përfshirë edhe ditëlindjen e saj, koordinatat gjeografike të vendlindjes dhe disa nga qytetet e saj të preferuara si Los Anxhelos, Neë York dhe Herzogenaurach, Gjermani, ku gjendet edhe Puma.

Unë kam vënë disa nga tatuazhet e mia, nga data e lindjes, nga koordinatat e vendlindjes sime. Përpiqem të gjej mënyra origjinale për ta bërë këtë. Çdo gjë që ka të bëj në karrierën time dhe me jetën time, thjesht ndjehem kaq mirënjohëse. Pra, shumicën e kohës unë përpiqem të vë një pjesë të vogël nga jeta e ime në të”, tha Selena për revistën Glamour.

Pavarësisht përdorimit të Instagramit për partneritet dhe promovime, Gomez e cila numëron mbi 150 milionë ndjekës- duke qenë e treta më e ndjekur, kohët e fundit ka folur për rreziqet që kanë mediat sociale për të rinjtë.

Gjatë një paneli promovues për filmin e saj të ri “The Dead Do not Die”, këngëtarja dhe aktorja ka zbuluar marrëdhënien e komplikuar që ajo ka me mediat sociale dhe frikën rreth mënyrës se shoqëria ka ndikuar në brezin e saj.