SHBA ka dërguar një aeroplanmbajtës në Lindjen e Mesme për t’I dërguar një “mesazh të qartë dhe të pagabueshëm” Iranit.
John Bolton, këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, tha se ky veprim është “përgjigje për një numër të madh shqetësimesh, indikacioneve shkallëzuese dhe paralajmërimeve”
Vendosja e luftanije ishte bazuar në pretendimet e një sulmi të mundshëm ndaj forcave amerikane, raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar amerikan.
Bolton shtoi se ata do të kundërshtonin çdo sulm me “forcë”.
Në një deklaratë, Bolton tha: “Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë luftë me regjimin iranian, por ne jemi plotësisht të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo sulmi”.
Deri tani ka pak detaje lidhur me veprimet e supozuara iraniane që kanë nxitur këtë paralajmërim.
Nuk është e pazakontë që një transportues avionësh dhe grupi i tij i luftës të dërgohet në Gjirin Persik.Por qëllimi i administratës Trump është i paqartë. Zëdhënësit e saj këmbëngulin se nuk duan luftë me Iranin, por gjithashtu mezi fshehin entuziazmin e tyre për ndryshimin e regjimit në Teheran.
Vitin e kaluar Presidenti Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga një marrëveshje e rëndësishme bërthamore që Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kishin rënë dakord me Iranin në 2015.
Sipas marrëveshjes, Irani kishte rënë dakord të kufizonte aktivitetet e tij të ndjeshme bërthamore dhe të lejonte inspektorët ndërkombëtarë, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Dhe muajin e kaluar, Shtëpia e Bardhë tha se do t’i jepte fund përjashtimeve nga sanksionet për pesë vende, Kina, India, Japonia, Koreja e Jugut dhe Turqia, që ende po blejnë naftë iraniane.
Në të njëjtën kohë, SHBA-të gjithashtu e cilësuan Gardën Revolucionare të Iranit si një grup terrorist të huaj.
Sanksionet kanë sjell një rënie të madhe në ekonominë e Iranit, duke shtyrë vlerën e monedhës së saj të prekë pika shumë të ulëta, të katërfishojë normën e saj vjetore të inflacionit, duke larguar investitorët e huaj dhe duke shkaktuar protesta.