MENU
klinika

Shkatërrojnë Willem-in

Shkëlqimi i Ajax vijon/ Holandezët fitojnë trofeun e parë të sezonit

05.05.2019 - 22:16

Ajaxi i Amsterdamit mori trofeun e parë sezonal, vetëm pak ditë para sfidës së kthimit gjysmëfinale të Championsit.

“Harkëtarët”, që po mahnitin Europën me futbollit e tyre, shkatërruan 4-0 Willem II në finalen e Kupës së Holandës.

Klaas Jan Huntelaar realizoi dygolësh, pasi Daley Blind kishte zhbllokuar rezultatin, ndërsa listës së golashënuesve iu shtua edhe Rasmus Kristensen, që tundi rrjetën 14 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Një dominim absolut i skuadrës së drejtuar nga Ten Hag, që është shumë pranë triumfit edhe në Eredivisie, ku kryeson me pikë të barabarta, por me golaverazh më të mirë se PSV Eindhoven.

Në dy takimet e fundit Ajaxi luan me Utrechtin në Amsterdam dhe në transfertë me Graafschap.


Pak përpara gjysmëfinales së dytë të Championsit, talentet nga Amsterdami presin Tottenhamin me moral të lartë.