MENU
klinika

Triumfon ndaj Tottenham

Ajax vijon të mrekullojë në Champions

30.04.2019 - 23:16

Ajaxi i Amsterdamit vijon të shkruajë historinë në Champions League.

Ekipi i Ten Hag mori një fitore mjaft të vështirë ndaj Tottenham në Londër.

Talentet nga Amsterdami sulmuan që në minutat e para dhe në minutën e 15′, pas disa kombinimeve të bukura në zonë zhbllokuan rezultatin me van De Beek.

Arbitri kryesor ndali festën përkohësisht duke riparë golin në VAR por gjithçka ishte e rregullt dhe avantazhi ishte më se i merituar.

“Spurs” tentuan të reagojnë por Llorente dhe Alderweireld nuk shfrytëzuan siç duhet rastet ndërkohë që Vertonghen shtoi dhimbjen e kokës pas një dëmtimi në hundë.

Në pjesën e dytë, Tottenham shtoi presingun, por përballë gjeti një Ajax të mbrojtur mirë me portierin Onana që nuk e pati të vështirë të reagonte ndaj “Spurs”. Holandezët patën një shanc të artë të mbyllnin llogaritë e sfidës, por Neres u ndal nga shtylla në minutën e 78′.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund me Ajax-in që e sheh veten ‘me një këmbë’ në finalen e Champions League.