MENU
klinika

Vendimtare fitorja e sotme

Shtatë vite pritje/ Skuadra e njohur rikthehet në Serie A

11.05.2019 - 23:18

Fitorja 2-1 ndaj Spezia në shtëpi, ‘vulosi’ zyrtarisht ngjitjen e Lecce-s në Serinë A sezonin e ardhshëm.

Pas Brescia, ekipi i Lecce është i dyti që siguron kualifikimin në elitën italiane.

Ekipi i drejtuar nga Fabio Liverani, është rikthyher në Serinë A pas 7 vitesh pritje.

 

LECCE, ITALY  (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images for Lega B)

Nga ana tjetër, skuadra e tretë që do të ngjitet në Serinë A do të mësohet vetëm në qershor, pas përfundimit të fazës play off.

Gjithashtu, sot u luajtën ndeshjet e javës së 36-të dhe të fundit të Serisë B, që kanë konfirmuar edhe skuadrat që do të luajnë në fazën play off: Palermo, Verona, Benevento, Pescara, Spezia dhe Cittadella.

Të gjitha këto ekipe do të ‘përplasin brirët’ mes tyre vetëm për një vend në që të çon në Serie A