MENU
klinika

E konfirmon UEFA

Shtyhet inagurimi i “Arenës Kombëtare”

01.05.2019 - 16:32

Tifozët shqiptarë duket se do të presin ende për inagurimin e “Arenës Kombëtare”

Impianti i ri kuqezi ishte programuar të hapej në 11 qershor në ndeshjen ndaj Moldavisë.

Por për të parë skuadrën kuqezi të luajë në impiantin e ri duhet pritur akoma më gjatë.

Ka qenë vetë UEFA që ka konfirmuar lajmin.

Në axhendën e sfidave për eliminatoret e Euro 2020, UEFA tregon se përballja mes Shqipërisë dhe Moldavisë do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në Shqipëri shpresojnë dhe  besojnë se “Arena Kombëtare” do të jetë gati në afatin e përcaktuar më parë dhe kjo duket në adresën zyrtare të saj ku mbetet në fuqi stadiumi i ri si fusha pritëse e ndeshjes së 11 qershorit.

Ndërkohë, në impiantin e ri punimet kanë avancuar së tepërmi ku pas montimit të sistemit ndriçues, tani ka filluar puna për dranazhimin e fushës, që i hap rrugë vënies së tapetit jeshil.

Aktualisht po punohet me ritme të larta, por duhet parë nëse do të arrihet objektivi i FSHF-së, që ta ketë stadiumin gati pas 41 ditësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN