MENU
klinika

Detajet

Si më sollën në zyrë Radojçiçin? Thaçi zbulon takimin sekret

17.05.2019 - 10:12

Në një intervistë në Kosovë, presidenti Thaçi u shpreh se partnerët e koalicionit PAN i kishin sjellë në zyrë Milan Radojçiçin.

Rajdoçiç dyshohet për kontrollim të nëntokës në veri të Kosovës.

Kreu i shtetit ka thënë se gjatë përgatitjeve për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, krerët e PAN-it e kishin sjellë Radojçiçin në zyrë për të marrë votat e serbëve.

Duke u përgatitur për seancën e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi duke dashur të sjellim votat e serbëve, partnerët e koalicionit, pa e njohur fare ma kanë sjellë Radojçiçin në zyrë.

Në gjysmë e kam hetuar që është aty dhe e kam ndërprerë takimin. Theksova ishin të gjithë liderët. E kam ndërprerë takimin sepse s’doja të vazhdoja një takim me të.

Ai ka probleme me ligjin, ishte njeri që udhëhoqi botën e nëntokës në veri. Kërcënoi një skenë politike atje, dhe sipas të dhënave nga institucionet e vendit, ndërlidhen ai dhe bartësit në Serbi me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Vendi i tij është ballafaqimi me drejtësinë, e jo vizitat e tij në institucionet tona apo shtëpitë tona private”, ka thënë Thaçi, në Rubikon të KTV.