MENU
klinika

Deklarata

Siguria ushqimore/ Rama “kërcënon”, paralajmëron burg për ata që…

02.05.2019 - 11:07

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, kryeministri Rama ka komentuar edhe skandalin me sigurinë ushqimore.

Ai tha se deri më tani janë gjobitur të gjithë ata që kanë shkaktuar dëme, por tani e më pas masat do të jenë edhe më të ashpra, deri në burgosjen e tyre.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS , Rama u shpreh se:

Produktet tona bujqësore janë të shëndetshme dhe për këtë mjafton një fakt në 300 mijë tonë produkte bujqësore të eksportuar në BE, asnjë kamion i vetëm është kthyer për shkak të cenimit të standardeve evropiane të sigurisë ushqimore, por ka fatkeqësisht individë edhe subjekte që kryejnë krime kundër shëndetit të njeriut, ia kanë hedhur 30 vjet me gjoba që nuk janë asgjë krahasuar me fitimin e tyre.

Kjo nuk mund të vazhdojë kështu, këtyre forcave të së keqes në shoqërinë tonë që guxojnë të kërcënojnë shëndetin e fëmijëve tanë dhe këtyre që në këtë vend jetojnë dhe konsumojnë ushqim do t’u rezervojmë ndëshkimin e heqjes së lirisë së aktivitetit dhe të lirisë individuale gjithashtu”, u shpreh ai.

Ndërsa më tej Rama theksoi se:

Masa e dënimit do të jetë burg deri në 10 vjet

E njëjta gjë për prodhimet ushqimore jashtë afatit të përdorimit,

Nuk ia ka borxh asnjë familje kësaj qeverie që të rri e të bëjë sehir dhe nuk sjell asnjë zgjidhje sistemi i punës duke i gjëmuar nga pas tek për tek duke negociuar gjoba me individë e subjekte të tilla.

Mashtrimi me produktet ushqimore hyn në veprat penale, zëvendësimi i shenjave të sigurisë, që është një tjetër lojë e zhvilluar hyn në veprat penale, dhe duke e adresuar këtë problem kaq jetik e kërcënuar për psikologjinë e vendit në vetëdijen se jo vetëm që nuk bëhet fjalë për të gjitha produktet, por për një pjesë të vogël të tyre, ne përmbushim një angazhim si rezultat i një reflektimi mbi një eksperiencë 30 vjeçare të dështuar”, tha Rama.