MENU
klinika

Video

Takimi në Shkodër/ Basha: PD me 200 anëtarësime të reja

07.05.2019 - 19:09

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër nga ku ka ndarë edhe një video.

Në videon e publikuar nga ai vetë, Basha shprehet se PD do ketë të paktën 200 anëtarësime të reja, ndërsa ndalet te pritja e ngrohtë me flamuj kuq e zi dhe stafeta blu.

“Në hyrje të Shkodrës, drejt aktivit të Partisë Demokratike dega Shkodër për 200 anëtarësime të reja, shumica prej tyre rini.

Ashtu siç është bërë traditë, stafeta blu por edhe flamujt kuqezi na presin në hyrje të Shkodrës bashkë me anëtarin e degës dhe forumit rinor ku do nisim brenda pak çastesh këtë aktiv për numrin më të madh të anëtarësimeve, 200 anëtarë të rinj në degën më të re të PD.”-shprehet Basha.