Ndonjëherë mendojmë që zgjidhja më e lehtë dhe më e shpejtë është kirurgjia
Ajo përveç se është e kushtueshme dhe e dhimbshme nuk garanton një rezultat në të ardhmen. Duke bërë ushtrime fytyre ju mund ta tërhiqni dhe ta forconi strukturën e fytyrës.
1.Vendosni gishtat në ballin tuaj dhe tërhiqeni lëkurën butësisht lart. Përsëriteni këtë proces.
2.Mblidhini buzët sikur po fishkëlleni dhe qëndroni ashtu 5-10 sekonda. Përsëriteni këtë gjë më shumë se 5 here.
3.Vendosni gishtat tek qoshet e buzëve dhe butësisht tërhiqeni lëkurën e gojës me gishta. Shtrëngojeni gojën deri në momentin që do të krijohen vizat e buzëqeshjes.
4.Masazh nga drejtimi i hundës deri në vesh,për të luftuar rrudhat e syve. Bëni disa lëvizje rrethore tek këto zona,por butësisht që të mos dëmtoni lëkurën delikate.