Dua Lipa një ndër yjet shqiptare me famë në arenën ndërkombëtare, gjatë mbrëmjes së kaluar ka parakaluar në qilimin e kuq të ngjarjes gjigante të modës “MET GALA 2019”.
Dua shkëlqeu me veshjen e saj duke bërë që këngëtarja të listohet si një ndër më të mirat krahas Lady Gagas, Jennifer Lopezit dhe Kim Kardashianit.
Kjo është hera e parë që 23-vjeçarja merr pjesë në këtë ngjarje të modës të organizuar nga revista Vogue.
Theksojmë se këngëtarja ishte veshur e tëra në Versace ndërsa aksesorët i kishte të markës Varm dhe KatKim.
Ndërsa Dua në këtë mbrëmje ishte e shoqëruar nga i dashuri britanik, Isaac Carew, i cili është model dhe kuzhinier.
Dua Lipa ishte një yll në mbrëmjen e etiketuar si ngjarja kryesore e modës në botë MET GALA 2019.