Borussia Dortmund ka bërë një hap fals në transfertën e Werderit të Milot Rashicës.
Verdhezinjtë e Favre u ndalën në barazim 2-2 duke djegur shpresat për titullin kampion.
Dortmund e nisi në mënyrë perfekte duke shënuar që në minutën e 6’ me Pulisic ndërkohë që Alcacer dyfishoi avantazhin duke mbyllur pjesën e parë në me rezultatin 0-2.
Pjesa e dytë ishte fatale për verdhezinjtë, ku Werder shënoi dy herë Brenda 5 minutash duke barazuar rezultatin me golat e Mohwald (assist nga Rashica) dhe Pizzaro respektivisht në minutat 70’ dhe 75’.
Asgjë nuk ndryshoi deri në fundin e ndeshjes, ku Dortmund jo vetëm që nuk shënoi dot të tretin, por rrezikoi ta pësonte atë në fund të minutave shtesë.
Pas këtij barazimi, Dortmund thuajse i ka dhënë lamtumirën titullit, me Bayernin që kryeson 4 pikë para verdhezinjve, 2 javë nga fundi i kampionatit.