MENU
klinika

"A Whole New World"

Zayn Malik rikthehet në tapetin e kuq

22.05.2019 - 16:58

Për herë të fundit, Zayn Malik u shfaq në tapetin e kuq në 60 vjetorin e Çmimeve Grammy në janar 2018.

Dhe këngëtari është rikthyer mbrëmjen e së martës për të marrë pjesë në premierën e Aladdin në Los Anxhelos.

Zayn u paraqit plot sharm në tapetin e kuq i veshur me një kostum të zi, ku binin në sy tatuazhet e tij të shumta në trup.

Ai u shoqërua nga këngëtarja Zhavia, me të cilën bashkëpunoi për kolonën zanore të filmit Aladdin, “A Whole New World”.

Aladdin është një vazhdim i filmit të Disney të vitit 1992, ku flitet për historinë e Aladdin (Mena Massoud), që bie në dashuri me Princeshën Jasmine (Naomi Scott).

Aktorë të tjerë në filmin me regjisor Guy Ritchie, janë Marwan Kenzari në rolin e Jafar, Navid Negahban si Sultan, Nasim Pedrad si Dalia dhe Billy Magnussen si Princi Anders.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN