Detaje të reja po zbulohen çdo ditë që kalon për grabitjen në Rinas.
Zbardhen bisedat telefonike të grabitësve teksa grabisnin 6 mln eurot në aeroport.
‘Po lëviz policia‘, është sinjali që i jep jep koordinatori anëtarëve të tjerë të grupit.
Mësohet se një person i gjashtë qëndronte jashtë pistës për të koordinuar grabitësit e tjerë.
Ndërkohë bëhet me dije se numrat e telefonit ishin regjistruar në emër të dy personave të moshuar që nuk kanë lidhje me grabitjen, por u është përdorur identiteti për blerjen e numrave.
Gjithashtu mësohet se tre furgonat, të cilët u përdorën për grabitjen janë vjedhur në Kosovë dhe pasi kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri u është ndryshuar numri i shasisë dhe u janë vënë targa false.