MENU
klinika

Aksident i rëndë

Kamioni përplaset me “SMART”, vdes shoferja 26 vjeçe

26.06.2019 - 14:04

Një aksident i rëndë është shënuar në kryqëzimin e  Patokut.

Një “SMART” dhe një Kamion janë përplasur dhe si pasojë ka humbur jetën shoferja 26 vjeçe.

Viktima është identifikuar si Sonila Gurra, 26 vjeçe.

Ajo është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ka humbur jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.