MENU
klinika

Detajet

Aksioni blic në Elbasan, arrestohet një anëtar i fisit Çapja

14.06.2019 - 14:39

Nga aksioni i RENEA-s i nisur që prej mëngjesit në Elbasan është arrestuar anëtari i njohur i fisit Çapja.

Me vendim gjykate është arrestuar E.Çapja.

Forcat e RENEA-s kanë nisur aksionin dhe kontrolle të shumat në qytet, duke u ndalur në lagjet që janë cilësuar si më problematikat.

Forcat RENEA kanë bllokuar të gjithë hapësirën ku ndodhet resorti në pronësi të familjes Çapja dhe e kane rrethuar ate.