Moise Kean, ylli i ri i Juventus-it, ëndërron të veshë fanellën e Inter-it.
Ka qenë babai i sulmuesit që e ka zbuluar këtë: “Ma ka thënë gjithmonë, kur luante te Torino: ‘Pas Torino-s, më dërgo tek Inter-i”.
“Gjithçka ka lindur në momentin kur do blinim një fanellë dhe unë i kam thënë të zgjidhte një, ka thënë babai i sulmuesit për. Nuk ka patur asnjë dyshim dhe ka zgjedhur menjëherë atë të Martins. Inter është shtëpia e tij, e ka zgjedhur kur ka qenë i vogël, do të donte të shkonte atje. Më pas varet nga ofertat që vijnë. Nëse Inter-i do t’i ofrojë më shumë nga sa fiton tani, sigurisht që do të shkojë”, tha ai.
Në lidhje me incidentin e ndodhur në Euro U21:
“Duhet të sillet si të tjerët, – ka thënë babai. – Unë e kam mbështetur Di Biagio-n (e përjashtoi nga sfida me Belgjikën), sepse i ka bërë të kuptojë se do të ketë pasoja nëse vazhdon kështu. Trajneri ka bërë mirë. Mendoj se sot ka dhënë vetëm 50% të potencialit të tij të vërtetë.
Si baba, unë e kam thënë gjithmonë: pres që ai ta fitojë Topin e Artë. Dhe deri kur nuk do të ma sjellë në shtëpi… Jam i sigurt se do ta fitojë. Po rritet, mund t’ia dalë në 3-4 vite. Nuk duhet të harrojmë se nuk ka mbushur akoma 20 vjeç dhe luan tek Juventus. Gjithashtu, ka debutuar me Italinë dhe ka shënuar dy gola”, u shpreh ai.