MENU
klinika

Konferenca për shtyp

Basha flet me emra: Kanë marrë leje ndërtimi…

22.06.2019 - 21:54

Ashtu sikurse u njoftua, kryedemokrati Basha ka dalë në një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij ai tha se kryeministri Rama ka formuar një aleancë të ngushtë me bandat dhe me krimin për të vjedhur zgjedhjet.

Ai theksoi se bandat e PS-së janë shpërblyer me leje ndërtimin për punën e kryera gjatë vjedhjeve të zgjedhjeve.

Kryedemokrati edhe njëherë nuk harron të përmend emra, ndërsa pohon se banda e Avdylajve në Shijak ka marrë mbi katër leje ndërtimi nga kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas Bashës, vjedhja e procesit të zgjedhjeve ka çuar në kapjen e shtetit dhe sektorit të ekonomisë.

“Shteti u dha Avdylajve edhe mundësinë të përdorin dhe pastrojnë paratë e krimit duke ju dhënë leje ndërtimi dhe leje të tjera, direkt apo indirekt në emër të tyre. Mbi katër leje ndërtimi ka marrë banda e Avdylajve nga Vangush Dako.

E njejta gjë në Peshkopi. Imer Lalës dhe të tjerëve shteti u dha licensën të kultivonin dhe trafikonin drogën. Madje policia direkt u ka afruar këtë pazar kriminelëve: na ndihmoni të vjedhim vota dhe jeni të lirë të mbillni kudo kanabis.

Vjedhja e votave ka çuar në kapjen e shtetit dhe të ekonomisë nga krimi. Trafikantët e drogës sot financojnë direkt apo indirekt kompani ndërtimi, projekte zhvillimore, kompani minerare, kompani transporti, televizione, koncesione publike, punë publike, janë në naftë në minerale ne rezorte turistike dhe në zhvillimin e pronave.

Jo pak biznese tani kanë bërë aleanca me kriminelët për menaxhimin dhe mbrojtjen e bizneseve të tyre sepse krimineli u ofron atyre edhe forcën e dhunës, edhe mbrojtjen e shtetit.

Prandaj, hetimi i vjedhjes së zgjedhjeve nuk do jetë kurrë i plotë pa hetuar në thellësi bashkëpunimin ekonomik të krimit me shtetin, si shpërblim për vjedhjen e votave.

Drejtësia nuk mund të bëhet pa zbuluar të gjithë shtrirjen e konspiracionit krim-qeveri”-tha Basha.