MENU
klinika

Video

Basha në plazh? PD nxjerr foton: Ja ku ndodhet kryedemokrati

30.06.2019 - 15:46

Pasi deputeti socialist, Taulant Balla publikoi një video në të cilën shfaqej kryedemokrati Basha në plazh me bashkëshorten e tij, ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike.

Sipas reagimit të PD-së, Basha ndodhet në selinë blu, e sipas asaj që shihet në foton e publikuar nga PD Basha ndodhet krah Besnik Mustafarajt dhe kreut të PR, Fatmir Mediu.

PD shkruan se Basha ndodhet në seli që prej mëngjesit të sotëm dhe ndodhet ende aty.


Reagimi i PD-së:

Duke qene se asnje media nuk respektoi standardin me minimal te raportimit perpara se te perhapte mashtrimet e Taulant Balles, duke pyetur gazetaret e tyre ne PD apo zyren e shtypit te PD, apo te kontaktonte vete zotin Basha, apo te lidhej me ndonje nga bashkepunetoret e tij, mund te konfirmoje pranine ne seli nepermjet gazetares se Abc News, e cila ndodhej ne seline e PD, kur zoti Basha doli te takohej me gazetaret.