Mjaft i ashpër dhe kritik është treguar Këshilli i Ministrave në BE ndaj Qeverisë së Kosovës.
Mediat në Kosovë kanë zbuluar pikat kryesore të Konkluzave të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian që do të miratohen në mbledhjen e sotme
Siç vihet re ato përçojnë sinjale negative për Kosovën, teksa janë tepër të ashpra.
Pikat kryesore:
“Vendimi lidhur me propozimin për liberalizimin e vizave është duke u shqyrtuar aktualisht nga Këshilli”
“Përmbyllja pa shtyrje të mëtejshme të marrëveshjes me Serbinë, me lehtësimin e Përfaqësuesit të Lartë, është qenësore që Kosova dhe Serbia të lëvizin në shtigjet respektive evropiane”
”Taksa 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë duhet të hiqet menjëherë”.