MENU
klinika

Çfarë diskutuan?

Datë e re për zgjedhjet? Përfundon takimi Meta-Kokëdhima

13.06.2019 - 14:38

Në kuadër të konsultimeve që kreu i shtetit ka marrë me partitë politike për të vendosur një datë të re zgjedhjesh, pas anullimit të 30 qershorit, kreu i partisë “Zgjidhja” ka zhvilluar një takim me presidentin Meta.

Takimi mes tyre ka përfunduar dhe menjëherë pas përfundimit të takimit, Kokëdhima ka dalë në një prononcim për mediat.

Kokëdhima u shpreh se nuk është e rëndësishme një datë e re zgjedhjesh, por e rëndësishme sipas tij është që zgjedhjet të jenë demokratike.

Po ashtu Kokëdhima i kërkoi partive politike të reflektojnë për situatën

Edhe njëherë unë dua të konfimoj këtu që nuk është thelbësore thjeshtë një datë e re, por duhet të shkojmë në zgjedhje me stadarte. Nga ky moment duhet që të gjitha palët të relektojnë, me qëllim që të demokartizohen, qeverisja, zgjedhjet, partitë dhe ti kthehet sovranitetin popullit”, tha ai për gazetarët.