MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

“Do ju vëzhgojmë”/ SHBA e prerë: Opozita të shmangë dhunën!

28.06.2019 - 17:24

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë thirrje që zgjedhjet e 30 Qershorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente.

Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, SHBA paralajmëron krerët e politikës të refuzojnë të gjitha llojet e dhunës, pasi sipas amerikanëve ata që përfshihen në akte dhune duhen hetuar me të gjithë fuqinë e ligjit.

Ambasada u bën thirrje udhëheqësve të opozitës që të refuzojnë çdo dhe të gjitha llojet e dhunës, apo çdo përpjekje për të penguar procesin zgjedhor 

Mesazhi i SHBA:

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë, zyrtarëve të qeverisë, agjencive të sigurisë dhe qytetarëve shqiptarë që të sigurohen që zgjedhjet e 30 qershorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente.

Ne nxisim udhëheqësit politikë të refuzojnë çdo dhe të gjitha llojet e dhunës, apo çdo përpjekje për të penguar procesin zgjedhor apo edhe të drejtën e çdo qytetari për të votuar. Dhuna nuk është një mënyrë legjitime e të shprehurit politik. Ata që përfshihen në akte dhune duhen hetuar me të gjithë fuqinë e ligjit. Shtetet e Bashkuara do të kenë ekipe vëzhguesish në qendrat e votimit dhe qendrat e numërimit në mbarë Shqipërinë. Ne do të mbështetemi në raportin e OSBE/ODIHR-it për të vlerësuar rregullsinë e votimit.

Ne nxisim udhëheqësit politikë që, pas zgjedhjeve të së dielës, të rikthejnë vëmendjen e tyre në forcimin e institucioneve demokratike shqiptare dhe zbatimin e ligjit, përfshirë edhe ecjen përpara me ngritjen e një Gjykate Kushtetuese të drejtuar nga gjykatës të cilët e kanë kaluar vetingun. Miratimi i reformave zgjedhore dhe zbatimi i reformës në drejtësi janë thelbësore për aspiratat europiane të Shqipërisë dhe për ngritjen e demokracisë së fortë që i shërben të gjithë shqiptarëve.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Gjermania ka sjellë vëzhgues në Shqipëri"

Zgjedhjet lokale/ Ambasada gjermane apel: Jo dhunë më 30 qershor!

"Thirrje bashkive, te mos tradhetojne..."

Djegia e KZAZ në Bushat/ SHAV: Turp kombëtar!