MENU
klinika

Foto

Dua Lipa bën dedikim emocionues për refugjatët!

21.06.2019 - 17:12

Dua Lipa, fituesja e dy çmimeve Grammy, së fundmi dhe një nga artistet më të dëgjuara në platformat muzikore.

Fituesja e dy çmimeve Grammy, së fundmi dhe një nga artistet më të dëgjuara në platformat muzikore.

Ajo tashmë është angazhuar edhe me UNICEFIN për t’iu ardhur në mbrojtje fëmijëve, të cilët nuk kanë mbështetje dhe detyrohen të ikin nga shtëpitë e veta për shkak të luftës.

Së fundmi, ajo ka postuar një foto në Instagram, e cila shfaqet e veshur me të zeza dhe në duar mban disa lule të cilat po jua shpërndan disa fëmijëve të cilët janë refugjatë.

Po ashtu, na ka emocionuar të gjithëve me dedikimin emocional që ju ka bërë refugjatëve.

“Në prill isha me shumë fat që pata mundësi të kisha një eksperiencë në Liban me UNICEF-in. Kam njohur fëmijë refugjatë dhe të rinj, dhe e pashë se sa të fortë e të guximshëm ishin që t’i përshtateshin çdo rrethane në konflikt. Mesazhi im për refugjatët është se ju tashmë jeni më të fortë se sa mendoni që jeni. Të gjithë fëmijëve ju nevojitet një vend i rehatshëm për të pushuar, të luajnë. UNICEF po i mban fëmijët të mbrojtur dhe i bën të buzëqeshin. Ne jemi prapa jush”

Kështu është shprehur së fundmi këngëtarja Dua Lipa…