MENU
klinika

Reagon këngëtarja

Dua Lipa sjell Calvin Harris në Kosovë!

24.06.2019 - 11:52

“Sunny Hill Festival” mezi pritet të organizohet në Kosovë nga të gjithë fansat e Dua-s, por jo vetëm.

E dinim se do të bënte shumë bujë ky festival, që do të vijë në ditët e nxehta të gushtit,  2,3 dhe 4 gusht, por pa dyshim nuk e prisnim që pjesë e tij të ishin emra të medhenj si Calvin Harris.

Dua Lipa e dha lajmin e bukur nëpërmjet një postimi në rrjetin social istagram.

Ajo u shpreh se ishte shumë e lumtur që pjesë e festivalit do të ishte artisti me famë ndërkombëtare Harris.

“Jam shumë e lumtur t’ju njoftoj  se Calvin Harris do të vijë në Prishtinë për Sunny Hill Festival në datat 2,3 dhe 4 gusht. Jam mirënjohëse për të gjithë miqtë që do të vijnë në Kosovë, duke e bërë këtë gjë të mundur, duke na mbështetur ne dhe rininë e Kosovës për një të ardhme më të ndritur!”

Kujtojmë se këtë festival e organizon babai i saj dhe të gjithë mezi po e prisin realizimin e tij në Kosovë.