06.06.2019 - 20:18
Zëvendës presidenti i FIFA-s, ndryshe presidenti i CAF (Konferedata Afrikane) Ahmad Ahmad është arrestuar ditën e sotme në Paris, në prag të Kupës së Botës për femra.
Sipas informacioneve, drejtuesi akuzohet për korrupsion dhe “akuza të lidhura me mandatin e tij si president i CAF.
FIFA nuk njeh detajet e lidhura me këtë hetim dhe nuk mund të shprehë një koment specifik”, shkruan organi më i lartë i futbollit.
“FIFA ka luftuar për të dalë nga kriza e korrupsionit të shpërthyer me arrestimet e shumë funksionarëve në maj 2015”.
Pikërisht një skandal që ndjek pas fjalëve të Infantinos se tashmë “FIFA është e pastër dhe nuk ka më korrupsion”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Video-arbitrazhi
Champions, UEFA merr vendimin për VAR-in
Presidenti i Prishtinës