MENU
klinika

E konfirmon presidenti i klubit

E kryer/ Ylli i Romës transferohet tek rivalët!

26.06.2019 - 21:39

Roma dhe Napoli kanë konkretizuar marrëveshjen që do të çojë mbrojtësin grek Kostas Manolas te skuadra e Ancelottit dhe mesfushorin nga Guiena, Amadou Diawara te ekipi i kryeqytetit italian.

Konfirmimi zyrtar nga klubet përkatëse nuk ka ardhur ende, por burime për mediat italiane raportojnë se është arritur marrëveshje e plotë, ndërsa janë publikuar edhe detajet e akordit.

Kështu Napoli do të paguajë 34 milionë euro për kartonin e Manolas dhe dy të tjera si shpërblim për grekun, i cili do të firmosë më pas një kontratë 4-vjeçare, me 4.5 milionë euro në sezon.

Nga ana tjetër, Roma do të paguajë 18 milionë euro kesh për mesfushorin nga Guinea, ndërsa dy të tjera do t’i paguajë në formë bonusi, që lidhet me paraqitjet e Diawara në fushën e lojës dhe rezultatet e verdhekuqve.

Me këtë operacion, por edhe me marrëveshjen për kalimin e Dzekos te Interi, Roma sistemon kështu bilancin në kuadër të Fair Play-t Financiar, ndërsa Ancelotti merr partnerin e Koulibaly në mbrojtje, pasi vendi kishte mbetur bosh me largimin e Albiol.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardhezinjtë surprizojnë në merkato

Lëvizja e bujshme/ Buffon rikthehet tek Juventus!

Plan sekret për të luajtur së bashku

Durant dhe Irving bëjnë lëmsh merkaton!