Maluma tregon se skandali kur e quajtën maskilist, e lëndoi më së shumti nënën e tij.
Këngëtari i famshëm latin, Maluma, është shumë i pëlqyer për këngët e tij nga miliona fansa në mbarë botën.
Karriera e tij muzikore ka qenë e mbushur me suksese, por nuk kanë munguar as skandalet.
Në një intervistë të fundit, Maluma ka folur rreth skandalit më të madh të përfolur në karrierë, e që i ka lënduar shumë familjarët e tij.
Këngëtari thotë se mediat e kishin portretizuar atë si maskilist, që ndryshe njihet si njeri i ashpër ndaj femrave dhe që i cilëson ato si të dobëta.
“Të them të vërtetën asnjë skandal nuk më ka lënduar aq shumë, sepse të gjitha janë vetëm fjalë të kota. Por nëna dhe e gjithë familja ime, u mërzit kur në media qarkullonte lajmi se unë isha maskilist”, ka thënë Maluma.
“Ajo e di shumë mirë si më ka rritur, dhe e di çfarë njeriu jam unë. Por e shqetësonte fakti si mund ta besonin këtë gjë të tjerët. Për mua ishte e vështirë ta shihja nënën dhe gjithë familjen time aq të trishtuar”, ka thënë më tej ai.