Elvana Gjata ka qenë kaq e përfolur nga media kohët e fundit, kjo për shkak të arritjeve të saj të shumta si këngëtare, por edhe si aktore, së fundmi.
Më në fund Elvana na foli pak për hitin e saj më të ri të verës!
Dje ajo dhe Capital T publikuan këngën “Fustani”, që u prit me mjaft bujë nga fansat e dy këngëtarëve.Ajo u shfaq me 5 paraqitje të ndryshme dhe duket se këtë ka dashur më së shumti të tregojë në klip këngëtarja.
Elvana shkruan sot në një postim se muza e saj, frymëzimi për klipin e ri ka ardhur pikërisht nga Valdrini.
“E shkrova këtë këngë frymëzuar nga arti i Valdrin Sahitit”, shkruan këngëtarja teksa zbulon njërin nga fustanet që e bën të duket si kupa e çmimeve Oscar!