MENU
klinika

"Këtu fitoj shpesh"

Gati të thyejë tersin/ Rossi rikthehet në pistën e dashur!

27.06.2019 - 17:39

Gara e radhës e botërorit të Moto GP zhvillohet në pistën holandeze të Assen.

Një pistë e dashur për pilotin italian Valentino Rossi, që aty ka korrur suksesin e tij të fundit dy vite më parë.

“Pas incidentit që ndodhi dy javë më parë në Barcelona, jemi gati për dy sfidat e radhës, në Assen dhe Sachsenring”, u shpreh Rossi, që piloton motorin Yamaha.

“Assen është një pistë që e njoh mirë, këtu gjithnjë paraqitem mirë. Pres një fundjavë pozitive, duke dueluar me më të mirët për fitore”, tha Valentino Rossi.

“Kryem disa teste në Katalunja pas garës dhe morëm disa të dhëna të mira. Shpresoj që kjo gjë të reflektohet edhe në garë, pasi kemi nevojë për një fitore”, deklaroi italiani.