MENU
klinika

Gjendet i vdekur 17-vjeçari

Babai: Dyshoi të shoku i tij, ushtar me pagesë!

13.06.2019 - 09:16

Gjatë ditës së sotme është gjetur nga vetë familjarët trupi i pajetë i 17-vjeçarit Matia Rizallari nga Këlcyra.

Trupi i adoleshentit është gjetur në lumin Vjosa në urën e Dragotit.

Kujtojmë që 17-vjeçari u deklaruar i humbur nga familjarët 4 ditë më parë.

Ai u shpall i zhdukur prej të dielës së 9 qershorit kur sipas të dhënave ai kishte dalë nga shtëpia e gjyshërve ku jetonte në fshatin Bedyqas, një zonë e banuar shumë pranë Këlcyrës.

Ndërkohë babai i Matia Rizallarit ka hedhur poshtë mundësine që i biri të kishte shkuar në Vjosë për t’u larë.

Ai shprehet se ka dyshime për shokun e djalit të tij.

Familja dyshon tek shoku i tij E.D (Egli Dosti), rreth 25 vjeç, një ish-ushtar me pagesë, i akuzuar për dezertim.

Sipas babait, ky ishte personi me të cilin shoqërohej i biri dhe që ishte personi i fundit me të cilin është parë 17 vjeçari.

Shkak për dyshime bëhet fakti se po atë ditë pas ngjarjes, Dosti është larguar në Sarandë.