MENU
klinika

Arrestimi i ish-kryeministrit

Gruevski i “përvishet” qeverisë maqedonase: Gjykata vendosi…

28.06.2019 - 10:26

Pas vendimit të gjykatës për refuzimin e kërkesës për ekstradim në Maqedoninë e Veriut ka reaguar ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Gruevski akuzon qeverinë e Maqedonisë për kërkesën e ekstradimit të tij.

Sot u zbatua një procedurë standarde të institucioneve të Hungarisë pasi Qeveria kriminale dhe reketare në Maqedoni dorëzoi kërkesë për ekstradim. Gjykata e shqyrtoi kërkesën për ekstradim dhe vendosi të mos e pranojë”, ka shkruar Gruevski.

Dje në orët e para te mëngjesit në Budapest u arrestua ish kryeministri Nikolla Gruevski për të vendosur për ekstradimin e tij në Maqedoni të Veriut, porkjo kërkesë u refuzua me arsyetimin e Gjykatës se kërkesa nuk është e vlefshme.

“Të bëhet një traktat i paqes Kosovë - Serbi”

Sinjalet për sulme në Veri, ministri Maqendonci ngre alarmin

"Të shqetësuar për përdorimin e termit “maqedonas verior”!"

Censi/ Reagon ashpër Shkupi: Të dhënat për minoritetin etnik s’janë të sakta!

“Nuk ka minoritet bullgar, të ribëhet regjistrimi“

Maqedonasit, kundër censit në Shqipëri