MENU

“Më në fund paqe”

Jo vetëm një klip i ri i Taylor, por dhe një skenë pajtimi me Perry-n

18.06.2019 - 14:26

Sherri mes tyre ka nisur shumë kohë më parë në 2014-ën, kur Taylor Swift akuzoi Katy Perry-n se i kishte marrë dy prej kërcimtarëve që i kishte të domosdoshëm për turin “Red Tour”.

Javën e kaluar, ato shpallën paqe në Instagram duke publikuar biskotat të cilat Taylor-i ia kishte dërguar Katy-t duke i shkruajtur:

“Më në fund paqe”.

Ndërkohë, Taylor Swift publikoi sot videon e saj të re “You Need To Calm Down”.

Një video plot me personazhe të famshëm, që nga Ellen Degeneres, tek Ryan Reynolds, por ajo që po tërheq më tepër vëmendjen është ish-rivalja e përbetuar e Taylor Swift-it, Katy Perry.

Kënga “ You Need to Calm Down” tingëllon si një tentativë e Taylor Swift-it për të patur një himn për tolerancën dhe mirëkuptimin.

Në këtë kuptim, ajo ka inskenuar një skenë pajtimi mes saj dhe Katy Perry-t, si qershia mbi tortë për mesazhin që po tenton të përcjellë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbaj mjete për vetmbrojtje

Edhe Taylor Swift e frikësuar nga fama