Juventusi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ideja për të sjellë në Torino mesfushorin serb të Lazios, Sergei Milinkoviç-Saviç, ndonëse ka hasur vazhdimisht pengesa nga presidenti i bardhekaltërve, Caludio Lotito, i cili kërkon më tepër se 100 milionë euro për kartonin e tij.
Në pritje të zyrtarizimit edhe të trajnerit të ri, Drejtori Sportiv i Juves, Fabio Paratici po përgatit një ofertë të bujshme për Milinkoviç, ku përveç 50 milionë eurove, pritet të përfshihen edhe mbrojtësit Spinnazzola dhe Romero.
I pari nuk ka gjetur shumë hapësira te Juventusi dhe me Alex Sandron do ta ketë të vështirë të marrë minutazh, ndërsa i dyti është blerë nga Genoa, por bardhezinjtë nuk kanë ndërmend ta sjellin në Torino, pasi me Demiral, janë të kompletuar në prapavijë.
Këta emra mund të joshin Lazion dhe trajnerin Simone Inzaghi, duke bërë që Lotito të pranojë ofertën e Juventusit dhe të heqë dorë nga mesfushori, që përveçse nga bardhezinjtë, ndiqet edhe nga skuadra si Manchester United, PSG, etj.