MENU
klinika

Merkato

Kalimi në Spanjë dukej i sigurt/ Sulmuesi i PSG ndryshon mendje!

12.06.2019 - 20:16

Sulmuesi 32-vjeçar uruguajan Edinson Cavani është pranë rinovimit të kontratës me skuadrën e Paris Saint Germain.

Lajmin e konfirmon “RMC Sport”, sipas së cilës PSG ka vendosur t’ia shtyjë edhe me një vit kontratën golashënuesit më të mirë të historisë së këtij klubi (193 gola në 279 ndeshje).

Kontrata aktuale e Cavani skadon pas një viti (verën e 2020-ës) dhe kohët e fundit ishte përfolur se ai do të largohej.

skysports-football-edinson-cavani-neymar-psg-paris-saint-germain-ligue-1_4104145

Madje Atletico Madrid ishte gati të ofronte 50 milionë euro për sulmuesin, që do të zëvendësonte Antoine Griezmann.

Gjithsesi, duket se gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt dhe “Matador” do të qëndrojë në Paris edhe një vit.

Klubi ka kontaktuar menaxherin e lojtarit për t’i propozuar kontratën e re, që me shumë gjasa do të pranohet nga 32-vjeçari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulohet e ardhmja e italianit

PSG merr vendimin përfundimtar për Buffon!