MENU
klinika

Zbulohet e ardhmja e italianit

PSG merr vendimin përfundimtar për Buffon!

05.06.2019 - 18:05

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se Gianluigi Buffon do të largohet këtë verë nga klubi pas vetëm një sezoni.

Portieri veteran iu bashkua klubit francez vitin e kaluar me shpresën për të ndihmuar skuadrën e Thomas Tuchel drejt triumfit në Champions League.

PSG_Buffon-konica.al

Megjithatë, ky sezon që sapo përfundoi nuk shkoi sipas planit teksa PSG arriti të fitonte vetëm titullin kampion.

Bufon kishte një opsion për një vit tjetër në kontratën tij, por të dy palët kanë vendosur të mos e aktivizojnë.

E ardhmja e portierit italian mund të jetë në Torino ku Juventusi do ta mirëpriste rikthimin e tij në shtëpi, por kësaj here si drejtues.