MENU
klinika

Ç'do të ndodhë me Strakoshën?

U largua nga PSG/ Lazio ‘hap derën’ për Buffon?

06.06.2019 - 20:51

Pas njoftimit të lamtumirës ndaj PSG, Buffon nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Vullneti i 41-vjeçarit, pas një viti të kaluar në Francë, do të ishte kthimi në Itali me një tjetër përvojë tjetër në Serie A, pastaj në Kinë apo SHBA.

Lazio është një nga ekipet e interesuara, pavarsisht se ende nuk ka lëvizur konkretisht.

Tifozët bardhekaltër do ta dëshironin, duke pasur parasysh se gjithmonë kanë pasur një lidhje të veçantë me të.

Nëse kjo lëvizje ndodh, atëherë mbetet të shihet pozicioni i ‘gardianit’ kuqezi, Thoma Strakosha.

Nuk dihet nëse Buffon do të jetë nën hijen e shqiptarit, apo e kundërta. Në të dyja rastet, Strakosha do të mësonte shumë, sepse do të stërvitej e luante me një legjendë në rolin e tij.

Në fakt, propozimi konkret i ka mbërritur nga Brescia. Buffon ka kohë dhe po pret, para se të japë një përgjigje përfundimtare. Edhe Genoa mund të jetë një sugjerim për ish-portierin e Juves dhe kombëtares italiane.

Një gjë duket e sigurt: Gigi dëshiron të kthehet për të luajtur në Itali dhe në Serie A, jo në kampionat tjetër, të paktën në sezonin e ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gardiani drejt Premier League

Strakosha drejt ‘divorcit’ me Lazion