MENU
klinika

Lë në stol legjendën e Italisë

Capello zgjedh formacionin më të mirë që ka drejtuar

10.05.2019 - 22:01

Fabio Capello është një nga tranerët më legjendarë në historinë e futbollit,

Gjatë karrierës së pasur Italiani ka drejtur skuadra të mëdha si Real Madrid, Milan, Roma apo dhe Juventus.

72-vjeçari ka bërë një formacion me lojtarët më të mirë që ka stërvitur gjatë karrierës së tij.

Në portë është Gianluiggi Buffon, ndërsa mbrojtjen e hekurt e kompleton Cafu, Maldini, Baresi dhe Roberto Carlos.

Dejan Savicevic, Redondo dhe Rud Gullit është treshja e madhe në mesfushë. Ndërkohë reparti i sulmit është vërtet i frikshëm me Marco Van Basten, Raul Gonzalos dhe brazilianin Ronaldo.

Ndërkohë në pankinë Capello ka vendosur të lërë ikonën e Romës, Francesco Totti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN