MENU
klinika

Aleatët e shëndetit mendor

Këto perime ulin me 62% rrezikun për tu prekur nga depresioni!

09.06.2019 - 17:27

Ekziston një statistikë për të cilën ndoshta s’keni dëgjuar: konsumimi i lartë i perimeve mund të ulë me më shumë se 62 për qind mundësitë e zhvillimit të depresionit.

Një artikull i gazetës “Nutritional Neuroscience”, arriti në përfundimin se, në përgjithësi, konsumimi i lartë i frutave dhe perimeve mund të jetë një mënyrë terapeutike joinvazive, e natyrshme dhe e lirë për të mbështetur shëndetin mendor.

Por si ndodh kjo saktësisht?

Shpjegimi tradicional i depresionit njihet ndryshe si teoria monoamine, e cila mendon se depresioni lind nga një çekuilibër kimik në tru. Në trurin tonë, miliarda nerva komunikojnë me njëri-tjetrin duke përdorur kimikatet që quhen neurotransmetues.

Qelizat nervore nuk e prekin fizikisht njëra-tjetrën, ato prodhojnë neurotransmetues për të lidhur hapësirat mes tyre. Nivelet e një klase të rëndësishme neurotransmetuesish, të quajtur monoamina, të cilat përfshijnë serotoninën dhe dopaminën, kontrollohen nga një enzimë e quajtur monoaminë oksidasë (e njohur ndryshe si MAO) që shkatërron çdo tepricë monoaminash.

Njerëzit e dëshpëruar kanë nivele të larta të kësaj enzime në tru. Kështu, depresioni shkaktohet nga ulja e nivelit të neurotransmetuesve monoaminë, që vjen si pasojë e rritjes së nivelit të enzimës që i shkatërron këta neurotransmetues.

Ilaçet antidepresive kishin për qëllim të rrisnin nivelin e këtyre neurotransmetuesve, për të kompensuar shkatërrimin e përshpejtuar të tyre. Por nëse sasia e tepërt e MAO-së është përgjegjëse për depresionin, përse të mos shpikim një ilaç që ta bllokojë këtë enzimë? Ilaçe të tilla ekzistojnë, por rreziku i tyre është i madh. Një nga pasojat fatale është “efekti djathë,” ku disa ushqime (djathërat, mishi i marinuar dhe ushqimet e fermentuara) mund të shkaktojnë hemorragji cerebrale, nëse jeni nën efektin e ilaçeve.

Sa mirë do të ishte sikur të kishte një mënyrë për të zvogëluar sasinë e enzimës monoaminë oksidase pa shkaktuar efekte anësore. E po, me sa duket shumë ushqime bimore, përfshirë këtu mollën, frutat e pyllit, rrushin, qepën dhe çajin jeshil, përmbajnë fitoushqyes që e pengojnë në mënyrë natyrale MAO-në. Këtë efekt kanë edhe disa erëza, si: karafili, rigoni, kanella dhe arra moskat. Kjo mund të shpjegojë arsyen pse ata që ndjekin dieta të pasura ushqimore, kanë norma më të ulëta depresioni.

Studimet kanë treguar se, sa më shumë fruta dhe perime të hani, aq më të lumtur, të qetë dhe energjikë do të ndiheni, dhe ky pozitivitet mund të zgjasë edhe të nesërmen.

Që dieta juaj të ketë një ndikim psikologjik kuptimplotë, duhet të konsumoni përafërsisht 7 racione frutash ose 8 racione perimesh çdo ditë.

Marrë nga “Ushqimet që shpëtojnë jetë”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazh nga një baba i penduar

“Po nuk shpëtoi vajza, vras veten!”

Mesazhi i fortë që Rocky Balboa i dha djalit

‘Derisa të besosh te vetja, nuk ke për të pasur një jetë’