MENU
klinika

Ja sa kërkon Lazio

Londinezët ‘dashurohen’ me Strakoshën!

12.06.2019 - 16:47

Kjo verë do të jetë e nxehtë edhe për Thoma Strakoshën, edhe pse portieri shqiptar ka kontratë me Lazion deri në vitin 2022.

Prej kohësh për 24-vjeçarin interesohet Tottenham, por raportimet e para ishin se presidenti Claudio Lotito iu ka kërkuar plot 40 milionë euro cilitdo klub që e dëshiron Strakoshën.

Gjithsesi gazeta lokale italiane “Corriere di Roma” ka bërë me dije se Arsenal ka hyrë në garë për gardianin kuqezi dhe Lazio ka vendosur një çmim të arsyeshëm për të: 25 milionë euro për kartonin e Strakoshës.

Nëse konfirmohet se Lotito e lë të largohet për kaq para, për klube si Arsenal dhe Tottenham nuk do të ishte aspak problem dhe Strakosha do të bëhej pjesë e Premier League që nga sezoni i ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gardiani drejt Premier League

Strakosha drejt ‘divorcit’ me Lazion