“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe nuk pranon kushte të reja për liberalizimin e vizave, qoftë heqja e taksës apo themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, kështu ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Gjatë fjalë së tij në Forumin e Sigurisë në Mal të Zi, Thaçi tha se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel në vitin 2013, duhet të respektohen dhe implementohen në tërësi në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por jo me aspiratat e ndokujt që mund të cenojnë funksionalizimin e shtetit të Kosovës apo integritetin territorial të saj.
“Kosova ka realizuar të gjitha kushtet e nevojshme në ekonomi, politikë dhe legjislacion para së gjithash që të ndodhë liberalizimin i vizave, por kushtet e reja nuk do të pranojmë.
Sa për heqjen e tarifës apo themelimin e ndonjë mekanizmi, qoftë edhe asociacionit për liberalizimin e vizave. Kosova i qëndron mbrapa arritjes së marrëveshjes në Bruksel dhe implementimit në tërësi”, tha ai.