Sipas raportimeve nga mediat angleze, të cituara edhe në Itali, “Calciomercato.com”, faqja e specializuar në lëvizjet e merkatos, Liverpool ka fiksuar çmimin për bomberin e “Të kuqve”, Mohamed Salah.
Kampionët në fuqi të Europës, njëherësh nënkampionë të Premier League, i ka vënë sulmuesit egjiptian etiketën që mban çmimin 200 milionë euro.
Në të vërtetë trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp e konsideron bomberin e skuadrës të pashitshëm, ndaj dhe çmimi i vendosur është menduar i tillë për të larguar klubet pretendues.
Salah ishte jetik për skuadrën në suksesin e tyre në Champions League.
Për ‘Faraonin’ ishin të interesuara Juventusi, Real Madrid dhe Barcelona, por mesa duket Klopp ka ndërhyrë personalisht duke zbehur ëndrrën e ekipeve të mëdha.