MENU
klinika

Joschka FIscher/ Project Syndicate

Lufta SHBA-Kinë dhe dilemat e Evropës

08.06.2019 - 11:53

Muajin e kaluar, nën presionin e administratës së Presidentit të SHBA, Donald Trump, Google përfundoi bashkëpunimin me Huawei, duke i privuar kështu krijuesit të smartfonëve kinezë të licencës për të përdorur programin Android të Google dhe shërbimet e lidhura me to. Ky veprim shënon një pikë të re në konfliktin Sino-Amerikan dhe fundin e globalizimit të udhëhequr nga SHBA.

Pas tre dekadave të lëvizjes drejt një tregu të vetëm global të qeverisur nga rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, rendi ndërkombëtar ka pësuar një ndryshim thelbësor.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë në një luftë tarifore që në fillim dukej se ishte në lidhje me bilancin tregtar bilateral, por ka rezultuar të jetë shumë më tepër. Deri kohët e fundit mund të  shpresonim se pavarësisht kërcënimeve, të dy vendet po negocionin. Jo më.

Muajin e kaluar, nën presionin e administratës së Presidentit të SHBA, Donald Trump, Google përfundoi bashkëpunimin me Huawei, duke i privuar kështu krijuesit të smartfonëve kinezë të licencës për të përdorur programin Android të Google dhe shërbimet e lidhura me to. Ky veprim përbën një kërcënim ekzistencial për Huawei. Por, më shumë se kjo, ajo shënon një pikë të re në konfliktin Sino-Amerikan dhe fundin e globalizimit të udhëhequr nga SHBA.

Tani që konflikti ka marrë formën e një lufte hegjemoniste, herët a vonë, të gjitha kompetencat më të vogla që varen nga tregjet globale do të duhej të zgjidhnin një anë, përveç nëse ato janë disi të forta për t’i bërë ballë presionit amerikan dhe atij kinez.

Me Kinën dhe SHBA-të, edhe gjigandët ekonomik si Bashkimi Europian, India dhe Japonia do të ballafaqohen me një dilemë të vështirë ekonomike.

Rreziku nuk është vetëm se rivaliteti ekonomik, proteksionizmi dhe kufizimet tregtare do të kërcënonin prosperitetin global; është se këto zhvillime gjithashtu do të rrisnin rrezikun për një konfrontim serioz politik.

Megjithatë, do të ishte gabim të konkludojmë se ky konflikt i tërë u soll vetëm nga Trump dhe agjenda e tij neonacionaliste.

Pa dyshim, trazira presin edhe Evropën. Megjithëse Bashkimi Evropian do të mbetet i varur nga garancia amerikane e sigurisë dhe tregtia me SHBA, eksportuesit e bllokut janë bërë gjithnjë e më shumë të varur nga tregu kinez.

Përvoja e kaluar ka treguar se Evropa zakonisht ka nevojë për një krizë për të kaluar në fazën e ardhshme të zhvillimit të saj.

Evropa tani nuk mund të ketë zgjidhje tjetër veçse të zhvillojë një strategji gjeopolitike për shekullin e njëzet e një.  Tani ajo duhet të marrë përsipër të ruajë prosperitetin dhe sovranitetin e saj.

Joschka Fischer ishte Ministri i Jashtëm gjerman dhe zëvendëskancelari nga 1998-2005. Fischer hyri në politikën zgjedhore pas pjesëmarrjes në protestat e viteve 1960 dhe 1970 dhe luajti një rol kyç në themelimin e Partisë së Gjelbër të Gjermanisë, të cilën ai e udhëhoqi për pothuajse dy dekada.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një epokë e re për marrëdhëniet mes tyre

Rusi-Kinë bashkojnë forcat kundër SHBA-së

Zero jashtë Kinës e SHBA-së

Gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë