MENU
klinika

Rritet mbështetja për kancelaren

“Merkel, më e mira për në krye të Këshillit Europian”

20.06.2019 - 18:02

Ish-kreu socialdemokrat, Sigmar Gabriel e mbështet kancelaren Angela Merkel per tu bërë presidentja e ardhshme e Këshillit Europian, duke argumentuar se ajo do të ishte “më e mira për këtë detyrë”.

“Evropa do të duhet të rishpikë veten nëse ajo dëshiron të mbijetojë dhe ka nevojë për udhëheqje,” shkroi Gabriel, një ish-ministër i punëve të jashtme, në një opinion për Handelsblatt.

“Kancelarja gjermane është aktualisht i vetmi person, së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron dhe socialdemokratin holandez Frans Timmermans, që e njeh peshën e Europës në botë dhe është e përgatitur ta mbrojë atë kundër rezistencës së ashpër”, shkroi Gabriel.

Merkel, që ka udhëhequr Gjermaninë që nga viti 2005, njoftoi vitin e kaluar se ajo nuk do të kandidojë përsëri si kancelare kur mandati i saj i katërt të përfundojë në vitin 2021. Pavarësisht spekulimeve në rritje se ajo mund të marrë një post në Bruksel, Merkel e ka bërë të qartë se ajo nuk planifikon ta bëjë këtë.

Gabriel ka shkruar se “akset e pushtetit janë zhvendosur nga Atlantiku në Paqësor. Jo G7 ose G8 apo edhe G20 përcaktojnë rregullat e rendit të ri botëror, por G2: SHBA dhe Kina”.

“Nëse Evropa dëshiron të luajë një rol dhe të paktën të nxjerrë G3 nga ai, duhet të luajë një rol si aktore globale. Politikisht, ne evropianët e gjejmë veten në mes të një konkurrence midis demokracive liberale dhe shteteve autoritare në botë. Për të mbijetuar këtë konkurrencë, Evropa duhet të ofrojë më të mirën dhe Angela Merkel është më e mira për këtë detyrë “.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron i tha të martën stacionit televiziv zviceran RTS se ai do të mbështeste kancelaren gjermane Angela Merkel nëse ajo do të kandidonte për presidente të Komisionit Evropian.

I pyetur për qëndrimin e tij në negociatat në vazhdim për postet në BE, Macron tha: “Evropa ka nevojë për personalitete të forta, ka nevojë për njerëz me besueshmëri dhe aftësi “.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

‘Tragjedia’ e Angela Merkel

Deklaratat e Annegret Kramp-Karrenbauer

“Pasardhësja” e Merkelit: Epoka e saj ka mbaruar