Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të martën se sanksionet perëndimore kundër Rusisë nuk do të hiqen nëse sovraniteti i Ukrainës nuk është rivendosur.
Merkel tha se ajo dhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenskiy, kishin diskutuar marrëveshjen e paqes në Minsk, duke shtuar: “Për sa kohë që nuk ka progres në këtë front, sanksionet nuk mund të hiqen”.
“Ato mund të hiqen vetëm nëse Krimeja i kthehet Ukrainës”, tha Merkel.
Presidenti i Ukrainës, një ditë më parë, gjatë takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos lehtësojnë presionin ndaj Moskës.
BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë ngrirje të aseteve dhe bllokim të marrjes së vizave për individë dhe entitete ruse, pasi Moska ka pushtuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina më 2014, dhe ka mbështetur nga ajo kohë, separatistët në lindje të Ukrainës, në konfliktin që ka lënë rreth 13,000 persona të vdekur.
Komediani ukrainas Volodymyr Zelensky u shpall fitues në zgjedhjet presidenciale të vendit.
Zelensky kishte marrë më shumë se 73% të votave, duke lënë prapa Petro Poroshenkon me 24%.
Zëdhënësi politik Zelensky, 41 vjeç, është i njohur për aktrimin në një seri televizive satirike, Shërbëtori i Popullit, në të cilin karakteri i tij aksidentalisht bëhet president ukrainas dhe duket se tani kjo dhe duket se tani kjo është bërë realitet.
Gjatë fushatës zgjedhore, ai shmangi intervistat serioze dhe diskutimet rreth politikës, duke preferuar që të postojë video për mediat sociale.