MENU
klinika

Detaje

Motra e Katsifas kandidate për deputete në Greqi?

10.06.2019 - 11:32

Motra e minoritarit që u vra në Bularat më 28 tetor 2018, kryeson listën zgjedhore për parlamentin grek me partinë “Bashkimi i Qendrorëve”.

Bëhet fjalë për Emioni Katsifa, motra e Kostandinos Katsifas.

Përzgjedhja e Ermioni Katsifa ishte vendim i kryetarit të partisë Vasilis Leventis, me deklaratën “vendosim motrën e homogjenit që u ekzekutua padrejtësisht nga policia shqiptare, ditën e përkujtimores së 28 tetorit, në tokën e shenjtë të Vorio Epirit”.

Ermioni Katsifa deklaroi se pranon propozimin e kësaj partie pasi kështu vërteton se familja e saj janë kundër çdo force ekstremiste dhe çdo akt dhune.