MENU

Shkaku ende i pakonfirmuar

Ndërron jetë ylli i rokut  Roky Erickson

03.06.2019 - 11:00

Roky Erickson, një prej muzikantëve më të njohur të rokut psikodelik amerikan, ka ndërruar jetë në moshë 71 vjeçare.

Lajmin e kanë konfirmuar përfaqësuesit e tij, të cilët e kanë përshkruar atë si një ikonë të rokut modern dhe një prej miqve të mëdhenj që e ka pasur skena muzikore.

Sipas The Guardian, shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur, ndërsa përfaqësuesit e tij kanë kërkuar privatësi për familjen.

Është thuajse e pamundur ta imagjinosh jetën pa Roky Erickson. E ka krijuar galaktikën e tij muzikore dhe ka qenë një frymëzim i vërtetë”, ka thënë lideri i “ZZ Top”, Billy Gibbons.

Erickson ka qenë frontmen i grupit “13th Floor Elevators”, bendit psikodelik nga Austini, ku edhe është rritur.

Kënga e tij debutuese “You’re Gonna Miss Me” mbetet njëherësh edhe një prej këngëve më të popullarizuara të grupit të tij.

FOTO/ Mes të bardhës dhe blusë

Ja si duket zyra e Blendi Fevziut

Rikompozohet vepra e Moxartit...

Artistja shqiptare që po mahnit Francën

Copëza të gjalla jete, në mes të harresës

Artisti që u jep jetë vendeve të harruara

Pas mbylljes së emisionit në Klan...

Ja ku do ta shohim tani Alfio Rrotanin

Së shpejti MTV Video Music Awards 2019

Bebe Rexha prezantuese në eventin e rëndësishëm