MENU
klinika

Takimi me Cakajn

Negociatat/ Mogherini: Shqipëria meriton hapjen në qershor!

07.06.2019 - 14:14

Ministri i Jashtëm, Gent cakaj ka zhvilluar në Bruksel një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth avancimit të procesit të integrimit të vendit tonë pas rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Përfaqësuesja e Lartë Mogherini përgëzoi ministrin Cakaj për përsëritjen e rekomandimit të qartë të Komisionit, duke theksuar se ky është një vlerësim i merituar dhe rezultat i reformave gjithëpërfshirëse të ndërmarra nga vendi ynë, duke veçuar arritjet e prekshme në reformën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin se Shqipëria është e gatshme dhe ka bërë të gjitha detyrat e kërkuara për të hapur negociatat me BE dhe është e nevojshme që Këshilli Evropian të reagojë pozitivisht, në linjë me rekomandimin e Komisionit.

“Ka një identitet dhe strukturë politike…“

Alibeaj: Do kemi një parti të re

‘Demonstrim për të treguar muskujt’

Kadilli: Protesta nuk pret datën 11…

“Do krijojmë Bord Kombëtar për Informimin”

Rama: Transparencë mbi çdo vendim apo kontratë të nënshkruar